Bilanci/Çuçi: Më 16 janar fatura për dëmet. Qeveria ka dhuruar 42 apartamente

Blendi Çuçi

Drejtuesi qendror i operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Bledi Çuçi bëri sot një pasqyrë të përpjekjeve shumëplanëshe të deritanishme për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. ”Menjëherë pas goditjes fatkeqe, u mobilizuan të gjitha institucionet shtetërore qendrore e vendore dhe u ngrit Komiteti Ndërministror për Emergjencat, i cili organizon dhe bashkërendon punën e institucioneve shtetërore, si dhe burimet financiare e materiale për përballimin e pasojave të tërmetit”. Ngritja e këtij Komiteti, sipas tij, u pasua me ngritjen menjëherë të Shtabeve të Emergjencës për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. “Këto vendime e veprime u shoqëruan më pas edhe me ngritjen e Komitetit të Rindërtimit, i cili përfshin institucionet shtetërore, përfaqësuesit e sektorit privat, si dhe të organizatave jofitimprurëse që kanë mbledhur fonde për të adresuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit”, tha ai.

Ndërsa vlerësoi solidaritetin e gjithanshëm për kapërcimin e kësaj situate, Çuçi tha se “në fazën e parë, puna e të gjitha strukturave shtetërore u përqendrua në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti, si dhe në strehimin e familjeve, banesat e të cilave ishin dëmtuar”.

Ministri tha se ende nuk ka një faturë të saktë dhe përfundimtare të dëmeve që shkaktoi tërmeti i dy javëve më parë. Por fatura pritet të jetë gati më 16 janar, teksa është bërë formulari mbi modelet e BE-së dhe Kombeve të Bashkuara për përpunimin e të dhënave në mënyrë elektronike dhe në kohë reale. “Verifikimi i detajuar i dëmeve në ndërtesat e prekuar nga tërmeti është hapi i parë në përgatitjen e Raportit të Dëmeve. Caktuam zonjën Milva Ekonomi në rolin e Koordinatores Kombëtare për Raportin e Dëmeve, si dhe ngritëm grupin e përbashkët të punës me BE-në, Bankën Botërore dhe misionin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për ta përgatitur këtë raport, i cili do të paraqitet në 16 janar”, tha Drejtues Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore.

Rruga drejt rindërtimit duket e afërt pasi siç bëri të ditur ministri Çuçi, qeveria u ka dorëzur privatëve, mbi 200 dosje për të rindërtuar shtëpitë në zonat rurale në tri blloqe: Qarku Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Lac dhe Durrës-Lezhë. “Fondacionet private do të menaxhojnë drejtpërsëdrejti rindërtimin e banesave të financuara me fondet e mbledhura nga to. Qeveria do të verë në dispozicion të tyre dosjet e banesave që ata do të rindërtojnë ose ndërtojnë. Qeveria do të bëjë supervizimin e këtyre projekteve për të garantuar përputhjen e tyre me standardeve publike të ndërtimit dhe të transparencës”, tha Drejtuesi Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore. Faza e parë e procesit të vlerësimit të dëmeve ishte pikërisht ajo e evidentimit të objekteve që duheshin shembur ose që duhen shpallur të pabanueshme përkohësisht. Deri më tani janë inspektuar mbi 14 mijë objekte, ndërsa nga to, 44 janë shembur, kryesisht në qarkun e Durrësit. “Mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarkun Durrës, Tiranë e Lezhë. Në përbërje të këtyre grupeve kemi angazhuar 500 inxhinierë vendas dhe 81 ekspertë e inxhinierë konstruktorë nga 11 vende partnere”, tha ministri.

Sa i përket inerteve të godinave të shembura që u shpallën të pabanueshme dhe të rrezikshme, Çuçi tha se brenda datës 25 dhjetor, këto inerte do të depozitohen në fushën në Porto Romano, si pjesë e projektit për krijimin aty të një parku të madh urban bregdetar. ”Qeveria do të ndërtojë lagje të reja në Tiranë, Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Laç për të strehuar banorët, së bashku me infrastrukturën shoqëruese (shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, infrastrukturë tokësore dhe nën-tokësore) në këto lagje të reja”.

Deklarata e plotë e drejtuesit Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore

Dy javë pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin tonë,ndërsa jemi ende në gjendjen e jashtëzakonshme, dëshiroj tëndaj me ju njëpasqyrë tëpërpjekjeve shumëplanëshe të deritanishme për të përballuar pasojat e kësaj fatkeqësie të madhe natyrore. Por, përpara se të filloj, dëshiroj të shpreh edhe një herë dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së 51 bashkëqytetarëve, për lëndimin e qindra të tjerëve, si dhe për goditjen që ka marrë jeta e mijëra bashkëqytetarëve, të cilët mbetën pa strehë për shkak të tërmetit.

Në të njëjtën kohë, dëshiroj të shpreh respektin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë ata punonjës të institucioneve shtetërore e të organizatave joqeveritare shqiptare,të cilët në këto dy javë kanë lënë mënjanë shqetësimet për veten e për familjet e tyre dhe kanë punuar pa pushim, 7 ditë në javë, për t’jua bërë dhimbjen më të përballueshme dhe humbjen më të lehtë bashkëqytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti.

Mirënjohje e respekt, po ashtu,për të gjithë ata bashkëqytetarë dhe biznese që ofruan strehë për të prekurit nga tërmeti, që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë si vullnetarë apo që kanë dhuruar e vazhdojnë të dhurojnë para, ushqim, veshje, e sende të tjera. Ky solidaritet e përkushtim i shqiptarit për shqiptarin duhet të na bëjë krenarë.Ky solidaritet e përkushtim i shqiptarit për shqiptarin duhet të vazhdojë deri sa të kemi zhdukur edhe gjurmën e fundit tëdëmeve qëshkaktoi kjo fatkeqësi e madhe natyrore.

Respekt pa fund, po ashtu, për ndihmën dhe përkrahjen dashurisht bujare nga motrat e vëllezërit tanë nga Kosova e Maqedonia e Veriut, nga bashkatdhetarët tanë nga e gjithë bota, si dhe nga miqtë e shumtë ndërkombëtarë: nga institucionet dhe vendet anëtare të BE-së, nga SHBA, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Izraeli, Rumania, Zvicra, dhe Serbia. Përjetë do t’ju jemi mirënjohës!

Dhe, tani, më lejoni t’ju informoj si vijon:

Menjëherë pas goditjes fatkeqe, u mobilizuan të gjitha institucionet shtetërore qendrore e vendore dhe ungritKomiteti Ndërministror për Emergjencat,i cili organizon dhe bashkërendon punëne institucioneve shtetërore, si dhe burimet financiare e materiale për përballimin e pasojave të tërmetit. Ngritja e këtij Komiteti u pasua me caktimin tim si Drejtues Qendror iOperacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore dhe me ngritjen menjëherë të Shtabeve të Emergjencës për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Këto vendime e veprime u shoqëruan më pas edhe me ngritjen e KomitetittëRindërtimit, i cili përfshin institucionet shtetërore, përfaqësuesit e sektorit privat, si dhe të organizatave jofitimprurëse që kanë mbledhur fonde për të adresuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

I. FAZA E PARË

Nëdatë 26 nëntor dhe në ditët e para në vijim, puna e të gjitha strukturave shtetërore u përqëndrua në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti, si dhe në strehimin e familjeve, banesat e të cilave ishin dëmtuar.

1.   OPERACIONI I KËRKIM-SHPËTIMIT

Menjëherë pas ngjarjes, në zonat e prekura nga tërmeti në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, filluan punëngrupet e kërkim-shpëtimittë përbërënga Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura,Policia e Shtetit, Shërbimi i Zjarrëfikëseve dhe ekipet mjekësore.

Përgjigjes sonë për ndihmë iu përgjigjën menjëherë dhe vende të tjera e partnerë ndërkombëtare.

Operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga9 ekipe, të përbërënga278 trupa shqiptarë dhe 669 të huaj.Thirrjes së parë për ndihmë iu përgjigjën:

–        142 forca nga Kosova;

–        180 nga Italia;

–        91 nga Franca;

–        57 nga Greqia;

–        54 nga Rumania;

–        17 nga Zvicra, Izraeli, Turqia, dhe Serbia.

Forcat tona të kërkim-shpëtimit nxorrën nga rrënojat 38 njerëz,ndërkohë që së bashku me trupat e huaja, u nxorrën nga rrënojat edhe 10 njerëz të tjerë, 3 prej të cilëve, fatkeqësisht humbën jetënmë vonënë spital.

Ndërkaq, që në orët e para pas tërmetit, i gjithë zinxhiri i shërbimit shëndetësor u vu në shërbim të banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

2.   STREHIMI

Paralelisht me operacionin e kërkim-shpëtimit, Shtabet e Emergjencave për të tre qarqetorganizuan strehiminpër të gjithë banorët embetur pa strehë për shkak të tërmetit.

Në ditët e para, organizuam strehiminemergjent tëtyre në palestra, Qendra Sociale dhe çadra, këto të fundit kryesisht në zonat rurale. Megjithatë, në bazë të vullnetit të Qeverisë dhe angazhimit të Kryeministrit, duke filluar nga pasditja e datës 27 nëntor, banorët e prekur nga tërmeti në qarqet Durrës dhe Lezhë filluan të strehohen në struktura hoteliere.

Deri më sot, ju kemi siguruar strehimin e përkohshëm rreth 13294 qytetarëve të prekur nga tërmeti si vijon:

–        4 149 qytetarëve i strehuam në hotele;

–        395 në Qendra Sociale;

–        254 qytetarëi strehuam në palestra; dhe

–        7383 nëçadra.

Ndërkohë,mbi 1000 banorë të tjerëjanë strehuar në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në Kosovë.

3.   STABILIZIMI

Gjatë këtyre dy javëve, u dhuruan nga Qeveria23 apartamente në Durrës dhe Tiranëpër të gjithafamiljet që kanë humbur familjarët dhe banesat e tyre. Deri më sot, 6nga këto familje kanë filluar të banojnë në banesat e dhuruara.

Shërbimi Spitalor

Ne angazhuam rreth 340 mjekë dhe infermierë, të cilët ofruan e vazhdojnë të ofrojnë ndihmë shëndetësore për të prekurit nga tërmeti.

Deri më tani, 913 pacientë janë trajtuar në spital. 20prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim dhe 3 janë dërguar për ndihmë të specializuar jashtë vendit.

Ekipet e mjekëve specialistë kanë vizituar 5163banorë dhekanë vaksinuar kundër gripit 1442banorëtë tjerë në  Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë.

Ju kemi kushtuar e ju kushtojmë vëmendjetë madhe e të veçantëfëmijëve.257psikologë e punonjës socialë shërbejnë në njësitë akomoduese dhe aktualisht rreth 1 669 fëmijë marrin mbështetje të vazhdueshme psiko-sociale.

Pastrimi i inerteve

Pas shembjes së ndërtesave të dëmtuara shumë rëndë nga tërmeti – do të flas më poshtë për to -, morëm masat për pastrimin e inerteve në të gjitha zonat e dëmtuara.

Brenda datës 25 dhjetor, këto inerte do të depozitohennë fushën në Porto Romano, si pjesë e projektit për krijimin aty të një parku të madh urban bregdetar

II.            FAZA E DYTË

Pas sigurimit tëstrehimit tëpërkohshëm tëbanorëve të prekur nga tërmeti, kemi nisur tashmë një prej fazave më të rëndësishme në adresimin e dëmeve të shkaktuara nga ky tërmet, atë të verifikimit të dëmeve në banesa.

1.   VLERËSIMI I DËMIT

(a)          Banesat

Procesin e vlerësimit të dëmeve në banesa e kemi organizuar në dy faza, në pajtim me praktikat standarte ndërkombëtare:

–        Gjatë periudhës 27 nëntor – 7 dhjetor bëmëvlerësimin urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa. Ky vlerësim kishte për qëllim përcaktimin e banesave që paraqesin rrezikshmëri, të cilat duhen shembur ose duhen shpallur të pabanueshme përkohësisht. Kjo fazë ka synimin parësor garantimin e sigurisë së jetës së banorëve.

Deri më sot:

–        Mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarkun Durrës, Tiranë e Lezhë.

–        Në përbërje tëkëtyre grupeve kemi angazhuar500 inxhinierë vendas dhe 81 ekspertë  e inxhinierë konstruktorënga 11vende partnere.

Ky proces dinamik vijon. Deri më sot, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti janë inspektuar14069 objekte, nga të cilat:

o  261pallate janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;

o  2237banesa janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;

o  851pallate kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta; dhe

o  4618banesa kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta.

Deri më sot, janë shembur 44 objekte, kryesisht nëqarkun Durrës, të përcaktuara si me rrezikshmëri shumë të lartë. Këto ndërtesa janë shembur mbi bazën e Aktit të Konstatimit të çertifikuar nga Grupi përkatës i Verifikimit, nga Instituti i Ndërtimit, dhe mbi bazën e vendimit të Këshillit Bashkiak.

Të gjitha godinat, të cilat rezultojnë me rrezikshmëri të lartë, vazhdojnë të ruhen me perimetër sigurie nga forcat e policisë.

Në datë 8 dhjetor filluam procesin e vlerësimit të ndërtesave që janë dëmtuar nga tërmeti, për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet. Ky vlerësim po bëhet mbi bazën e një formulari të përgatitur  mbi modelet e BE-së dhe të Kombeve të Bashkuara dhe transmetimi e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë eletronike. Kjo fazë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

(b)          Shkollat

Vlerësimi paraprak i dëmit 3.05 Miliardë Lekë

Ju kemi kushtuar rëndësi të veçantë inspektimit të shkollave dhe spitaleve. Ky proces është bërë në disa shkallë, duke angazhuar disa grupe inspektimi për të njëjtin objekt në mënyrë që të kishim konkluzione sa më të sakta. Deri më sot kemi këto gjetje nga inspektimi i shkollave:

–        176 objekte shkollore kanë pësuar dëme të lehta;

–        6 objekte kanë pësuar dëme të konsiderueshme; dhe

–        36 objekte kanë pësuar dëme të rënda.

Të gjithë nxënësit që frekuentonin shkollat që kanë pësuar dëmtime të rënda, janë sistemuar në shkolla të tjera dhe mësimi ka rifilluar rregullisht në datë9 dhjetor.

Të gjitha godinat e institucioneve që ofrojnë shërbime për publikun, si gjykatat, qendrat shëndetësore, institucionet e riedukimit, si dhe objektet e trashëgimisë kulturore, të cilat kanë dëmtime, po mbahen nën vëzhgim të posaçëm.

2.   STREHIMI

(a)          Bonusi i qirasë

Pasi siguruam strehimit e përkohshëm të banorëvë të prekur nga tërmeti në qendra akomoduese dhe njësi lëvizëse, filluam marrjen e masave për një zgjidhje afatmesme të strehimit për këta banorë. Për këtë qëllim,filluam adaptimin e skemës së bonusit të qerasë për banorët e prekur.

Deri më sot:

–        Këshilli bashkiak i Tiranëska miratuar bonusin e qirasëpër 922 familje;

–        Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar bonusin e qirasëpër 666 familje;

–        Këshillat bashkiakë të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës kanë miratuar listën e familjeve përfituese nga bonusi i qerasë;

–        Të gjithë bashkitë në zonat e prekuar nga tërmeti, vazhdojnë të pranojnë aplikime për bonusin e qerasë për banorë të mbetur të pa strehë për shkak të tërmetit.

Sipas vendimit të Komitetit për Rindërtimin, qeveria do t’ju ofrojë bonusin e qerasë banorëve të mbetur pa strehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, deri në maj të vitit 2021.

(b)          Çadrat e dimrit

Shumica e banorëve në zonat rurale, të cilëve ju është dëmtuar banesa për shkak të tërmetit, kanë preferuar të mos largohen nga shtëpitë. Për këtë arsye, ne ju kemi ofruar këtyre banorëve çadra dimri, të cilat atado t’i shfrytëzojnëderi në ndërtimin e shtëpive të reja.  Me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarëe të qytetarëve bujarë, po vijojmë me shpejtësi me zëvendësimin e çadrave verore me ato dimërore, të pajisura me të gjithë infrastrukturën e përshtatshme.

III.        HAPAT E PARË PËR ZGJIDHJE AFATGJATA

(a)          Drejtimet kryesore të zgjidhjeve afatgjata

Ne si qeveri kemi filluar përgatitjen e planeve konkrete për zgjidhjen afatgjatë të problemeve që shaktoi tërmeti i dy javëve më parë.  Këto zgjidhje përfshijnë angazhimin tonë për të bërë të mundur:

–        Rindërtimin masiv të banesave të dëmtuara me angazhimin edhe të firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve që ato kanë ndërtuar;

–        Ndërtimin elagjeve të rejanë Tiranë, Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Lac për të strehuar banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga tërmeti;

–        Ndërtimin e infrastrukturës shoqëruese (shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, infrastrukturë tokësore dhe nën-tokësore) në këto lagje të reja; dhe

–        Ndërtimin e shtëpive ekologjike (Eko-shtëpive) në zonat rurale.

(b)          Vlerësimi monetar i dëmeve

Ndërkohë që kemi bërë vlerësime të kostove të dëmeve në ndonjë sektor të caktuar, nuk kemi ende një faturë të saktë dhe përfundimtare të dëmeve që na shkaktoi tërmeti i dy javëve më parë.

Verifikimi i detajuar i dëmeve në ndërtesat e prekuar nga tërmeti është hapi i parë në përgatitjen e Raportit të Dëmeve. Caktuam zonjën Milva Ekonomi në rolin e Koordinatores Kombëtare për Raportin e Dëmeve, si dhe ngritëmgrupin e përbashkët të punës me BE-në, Bankën Botërore dhe misionin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për ta përgatitur këtë raport, i cili do të paraqitet në 16 janar.

(c)           Programi i Rindërtimit

Realizimi me sukses i Programit të Rindërtimit për të adresuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, kërkon burime të mëdha financiare.  Qeveria dhe veçanërisht Kryeministri kanë filluar punën për sigurimin e këtyre burimeve.

Deri më sot,janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin e Programit të Rindërtimit,nga të cilat:

§  13 miliardë lekënga buxheti i shtetit; dhe

§  7 miliardë lekë nga donacionet.

Burimet kryesore të këtyre fondeve janë:

·       Buxheti i shtetit;

·       Bashkimi Europian, Banka Botërore, dhe OKB;

·       Donacionet e mbledhura nga fondacionet “Fundjavë Ndryshe”, “Shqipëria për Shqiptarët”,“Rënjët Shqiptare”;

·       Donacionet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura përmes portalit e-Albania në shërbim të realizimit të Programit të Rindërtimit.

–        5 753 donatorë dhuruan në total 58.5 milionë lekëpërmes platformës qeveritaree-albania;

–        Qeveritë e huaja, fondacionet, bizneset dhe individët dhuruan 9 milionë Euronë llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare;

–        23 milionëEuroështë totali i fondeve të dhuruara nga donatorë si BE (15 milionë Euro),qeveri të vendeve tëtjera si Turqia e cila ka marrë përsipër vendosjen në dispozicion të 500 apartamenteve, etj.

(d)          Lehtësimi i procesit të rindërtimit

Fondacionet private do të menaxhojnë drejtpërsëdrejti rindërtimin e banesave të financuara me fondet e mbledhura nga to. Qeveriado të verë në dispozicion të tyre dosjet e banesave që ata do të rindërtojnë ose ndërtojnë. Qeveria do të bëjë supervizimin e këtyre projekteve për të garantuar përputhjen e tyre me standardeve publike të ndërtimit dhe tëtransparencës.

Deri më sot, qeveria i ka dorëzuar fondacioneve private mbi 200 dosje duke i hapur rrugën rindërtimit të shtëpive të dëmtuara në zonat rurale të ndara në tri blloqe: Qarku Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Lac dhe Durrës-Lezhë.

Kemi ndërmarrë, po ashtu, disa masa administrative për të përshpejtuar dhënien e lejeve për riparime e ndërtime në banesat e dëmtuara nga tërmeti, natyrisht, pa cënuar cilësinë e projekteve të paraqitura.

SHKARKO APP