Bilanci i fundit nga Ministria e Mbrojtjes: Situata është normalizuar! Akset rrugore janë të lira për qarkullim
Ministria e Mbrojtjes, ka bërë me dije bilancin e fundit për situatën në qarqet e prekura nga përmbytjet të shkaktuara si pasojë e reshjeve intensive. Sipas njoftimit të bërë, situata tashmë paraqitet e normalizuar dhe kishte pasur tërheqje të ujit nga disa banesa në Shkodër duke ulur numrin e personave të evakuuar.
Në Lezhë, në 4 banesa ka ende prani të ujit. Niveli i të gjithë lumenjve është në kuota nën nivelin kritik. Por ministria bën me dije se situata do të monitorohet pa ndërprerje edhe në orët në vijim.
Kurse për akset rrugore, thuhet se në të gjithë vendin paraqiten përgjithësisht të lira për qarkullimin e automjeteve.