Bilanci i Ramës: Në Durrës janë drejt përfundimit… 50 banesa

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të procesit të rindërtimit një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ai e nisi me Bashkinë e Durrësit, që është më e goditura nga tërmeti.

Sipas tij, deri tani janë ndërtuar 5 shkolla dhe çerdhe. Sa u përket banesave, Rama tha se 50 banesa janë drejt përfundimit dhe 350 të tjera janë në ndërtim e sipër.

Ai tha se kanë përfunduar riparimet në 145 pallate të dëmtuara lehtë.

BILANCI I RAMËS

Në Durrës:

• Angazhuar 30 kompani me 4,208 punëtorë në kantiere

• Ndërtuar 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve

• 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara

• Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 – DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4

• 9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD

• 4,135 familje trajtohen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi

• Po punohet së bashku me Komisionin Europian për projektet e mbrojtjes e restaurimit të monumenteve të prekura të kulturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në objektet e trashëgimisë kulturore

• Po finalizohet marrëveshja me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit

• Po kryhen vijimësisht riverifikime të mëtejshme për familje kryesisht jashtë vendit që kanë ngritur pretendime për nivelin e dëmit të banesës dhe askush nuk të jetë kurrë vetëm.

SHKARKO APP