Bilanci i ri në Itali, drejt përmirësimit situata
Aktualitet Bota E Diel, 19 Prill 2020 18:13
Në 24 orët e fundit, në Itali janë shënuar 433 viktima nga koronavirusi. Ditën e djeshme, vdekjet ishin 482. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 433 persona, 49 më pak se një ditë më parë, duke çuar në total numrin e viktimave më 23.660. Shifra optimiste vijnë edhe nga të shëruarit! 2,128 persona janë shëruar, duke kapur shifrën e 47.055. Ndërkohë, sa i përket rasteve të reja në 24 orët e fundit janë raportuar 3 mijë e 47 persona.