Bilanci i tërmetit, shkon në 100 numri i shtëpive të dëmtuara

Lëkundjet sizmike të mëngjesit kanë krijuar jo pak panik tek banorët e Korçës. Mbetet në rritje, bilanci i shtëpive të dëmtuara nga këto lëkundje. Të dhënat e fundit të prefekturës së qytetit juglindor, flasin për 100 shtëpi të dëmtuara, veçanërisht në Floq, Qafëzezë si dhe në fshatin Vidohovë. Referuar situatës së rënduar, Emergjencat Civile, tashmë kanë vënë në dispozicion të banorëve të Floqit, 40 çadra për familjet e mbetura pa çati, pasi shtëpitë e tyre janë të pajtueshme pas goditjeve te tërmetit.

”Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh. Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa. Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra. Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar. Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situate. Është komunikuar me QBO-në në ministrinë e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion Detashmentin e Korçës në ndihmë të banorëve për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH si dhe një autobot me ujë të pijshëm. Janë marrë masa edhe për furnizimin e banorëve me ushqime”,-njofton Ministria e Mbrojtjes.

Përveç dëmeve materiale, spitali rajonal konfirmon se katër të lënduar nga fshati Floq si pasojë e rënies së materialeve nga banesat kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore dhe raportohen të jenë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Lëkundjet e tërmetit vijojnë të ndihen edhe në Ersekë dhe Gjirokastër por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët në fshatin Floq kanë bërë apel që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Asnjë prej tyre nuk pranon të futen në banesë, për shkak se i tremben një tërmeti të radhës. “Isha shtrirë dhe në momentin që doja të ngrihesha, pata një aritmi të tmerrshme. Ime shoqe u trondit shumë. Menjëherë mora në telefon vajzën, që jeton në kat të gjashtë dhe ajo ishte shumë e trembut. E dyta më tmerroi fare. Nuk kthehemi në shtëpi sepse mund të përsëritet sërish. Unë dola në tërmetin e tretë”, u shpreh një banor. “Shumë frikë. Isha në punë, na ranë xhamat dhe u larguam. Jemi të tmerruar. Që nga viti 1994-1995 nuk kemi parë një tërmet të tillë”, tha një tjetër. “Frika është e madhe. Ishte shumë e fortë. Ku të rrish? Kush e di se nga do të fluturojmë. Isha vetëm në shtëpi”, tha një e moshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?