Bilanci i vitit 2015, një milion emigrantë kanë hyrë në Evropë


Numri i emigrantëve që kalojnë në Evropë nga toka dhe deti këtë vit ka kaluar një milion, këtë shifër e ka raportuar Organizata Ndërkombëtare për Migrim ditën e djeshme gjatë një takimi. Kriza në vendet e lindjes por dhe në Europë, ka detyruar që të ketë kaq shumë lëvizje. Numri përfaqëson një rritje të katërfishtë në totalin e vitit të kaluar. Krahasuar me një vit më parë këtë vit jo vetëm që është rritur ndjeshëm por dhe ka kaluar limitet që një vend Europian mund të presë. Lajmin e ka bërë të ditur BBC, ku nëpërmjet një shkrimi ka raportuar se sa janë konkretisht emigrantët që lëvizin dhe cilat janë vendet që kanë këtë fenomen të braktisjes.

Pjesa më e madhe e emigrantëve vijnë nga deti, me më shumë se 800.000 mijë udhëtojnë nga Turqia për në Greqi. Këto janë dy destinacionet që ka fluks refugjatësh, kryesisht nga Siria. Shumica janë refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. IOM-i thotë se 3,695 mijë emigrantë janë mbytur këtë vit dhe një pjesë mbeten ende të humbur. Lufta e ISIS në vendet e lindjes është një tjetër arsye e këtyre lëvizjeve madhore të njerëzve, lëvizje që nuk janë parë që prej disa shekujsh.

Shifra simbolike u miratua të hënën, 1,005,504. Shifra përfshin shënime përmes gjashtë vendeve të Bashkimit Evropian – Greqia, Bullgaria, Italia, Spanja, Malta dhe Qipro. Janë 455,000 mijë refugjatë nga Siria, dhe më shumë se 186.000 nga Afganistani. Një raport i OKB-së javën e kaluar ka paralajmëruar se numri i njerëzve të zhvendosur me forcë në mbarë botën do të "tejkalojnë" 60 milionë këtë vit.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP