Bilanci për zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri, dhe 5 janë ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë aktualisht aktive dhe 13 prej tyre janë shuar. Ministria e Mbrojtjes thotë se për shuarjen e flakëve janë angazhuar 26 mjete zjarrfikëse, 99 zjarrfikës, 11 forca bashkiake, 9 forca nga Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura, 12 forca nga shërbimi pyjor, 35 forca vullnetare si dhe janë angazhuar kapacitetet në nivelin qendror, 32 efektive të Forcave të Armatosura dhe 20 forca të Policisë se Shtetit.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve në vend
Në fshatin Mollas, Cërrik, në fshatin Ramanat, bashkia Durrës, në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, në fshatrat Kishe Arrë dhe Barbullush, bashkia Vau Dejës, në fshatrat Kosan, Zagorë, dhe Dragovojë, bashkia Malesi e Madhe, në fshatin Rrenc, bashkia Shkodër,në fshatin Risili, bashkia Vlorë, në fshatin Panaja dhe Kerkovë, bashkia Vlorë, në fshatin Karbunarë, bashkia Lushnjë.
Gjate 24 orëve të fundit janë angazhuar 26 mjete zjarrfikëse, 99 efektivë zjarrfikës, 11 forca bashkiake, 9 forca nga Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura, 12 forca nga shërbimi pyjor, 35 forca vullnetare si dhe janë angazhuar kapacitetet në nivelin qendror, 32 efektive të Forcave të Armatosura dhe 20 forca të policisë se shtetit.
Aktualisht janë aktive 5 vatra zjarri në:
Në Bërzane në bashkinë Lezhë ku gjate ditës së djeshme situata agravoi në orët e pasdites, por nga puna e forcave në terren është arritur të vihet nën kontroll. Ditën e sotme ka vijuar sërish operacioni në orët e para të mëngjesit për shuarjen përfundimtare të vatrës.
Zjarri në fshatin Terpan në vendin e quajtur “Qafa e Kumbulles”, bashkia Poliçan, ku janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku dhe është arritur mbajtja jashtë rrezikut të lagjeve Mema dhe Hyraj. Sot ka vijuar puna për shuarjen përfundimtare të tij.
në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, është aktualisht vetëm një vatër e cila vijon djegien brenda perimetrit të saj me intesitet të ulët. Forcat e shërbimit zjarrfikës bëjnë monitorimin e saj përgjatë gjithë 24 orëshit.
Janë izoluar vatrat në Qarkun Elbasan ajo në bashkinë Prrenjas në pyll ahu në zonën e mbrojtur në Starovë dhe fshatin Funaras të bashkisë Librazhd. Ditën e sotme ka filluar ndërhyrja nga forcat operacionale për shuarjen përfundimtare të tyre.
Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si ato ne nivelin vendor dhe ne nivelin qendror janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.
Ministria e Mbrojtjes/AKMC ju bën thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta, në përdorimin e mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr.
E përsërisim me forcë mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!
Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme. Ju rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.