“Bild” publikon nesër përgjime të reja. Ish-deputeti, kryeministrit: Suksese në jetë Ramë

Gazeta gjermane “Bild” dhe gazetari i saj, Peter Tiede, kanë njoftuar publikimin e përgjimeve të reja ditën e nesërme.

Një një postim në rrjetet sociale gazetari, Peter Tiede, shprehet se bëhet fjalë për 16 audio përgjime të cilat priten të publikohen pasditen e nesërme.

Audio-përgjimet lidhen me blerjen e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe me dosjet e famshme “339” dhe “184”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes një postimi në rrjetet sociale Boçi ironizon me kryeministrin Rama teksa i uron edhe suksese në jetë.

“Kur Rama deklaroi pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve se ishte tre hapa para, unë nuk e besova!!! Por paska pasur të drejtë! Nësër “Bild” i zbulon hapin e parë. Dy të tjerët më vonë… Suksese në jetë Ramë!!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?