Bileta për ndeshjen me Serbinë arrin në 1 mijë euro!

 

Çmimet e biletave për ndeshjen me Serbinë po arrijnë shifra marramendëse. Të shohësh në “Elbasan Arena” me 8 Tetor, sfidën midis Shqipërisë dhe Serbisë mund të të kushtojë deri në një mijë euro.

Tifozët e Kombëtares, kryesisht ata nga Kosova  janë të gatshëm të ofrojnë  këtë shumë për të pasur një biletë për parë këtë sfidë. Burime të “Panorama Sport” konfirmojnë se një pjesë e madhe e tifozëve kanë arritur të prenotojnë bileta me shuma marramendëse.Gazeta arrin të zbardhë edhe mekanizmin sesi një biletë, qoftë edhe më e lira, ajo 1 mijë lekë të reja,  ka arritur deri në 1 mijë euro.  Në disa raste, një biletë kalon në tre duar, ndaj edhe çmimi i saj shkon deri në 100-fish, sipas gazetes.

SHKARKO APP