Biletat e transportit publik online, Shoqata e Transportit: I frikësohemi monopolizimit të tregut

Nëse do të shkosh në një qytet tjetër, biletën nuk do t’ja paguash më faturinos në dorë, por përmes aplikacioneve online.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton se shumë shpejt do të vendoset sistemi i biletarisë online për transportin ndërqytetas.

Ky sistem pritet që të formalizojë tregun e transportit dhe të ofrojë një shërbim më të mirë dhe çmim më të përballueshëm për udhëtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky projekt vlerësohet nga përfaqësues të Shoqatës së Transportit, por shqetësim mbetet mundësia e kthimit të tregut në monopol.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo përpjekje e transportit për formalizim tregu duhet edhe që tu japë mundësinë bizneseve private që kanë investuar në fushën e teknologjisë që me anë të sistemeve apo aparaturave të tyre të arrijnë të presin biletën online. Pra duhet të jetë e lirë dhe jo e monopolizuar apo e përqëndruar në një dorë të vetme.”

Por a është e mundur që ky shërbim të ofrohet në Shqipëri, pasi sipas Shoqatës së Transportit ende nuk është e rregulluar infrastruktura në terminale apo vendqëndrime.

“Duhet patjetër të kemi investime në infrastrukturën e transportit rrugor të udhëtarëve. Kushtet në terminale janë zero, duhet patjetër të ketë investime. Edhe në stacionet e qëndrimit në mënyrë që të ketë akses nga ana e udhëtarëve në rrugë nacionale dhe zona rurale që nuk kanë shërbim.”

Ende nuk është e qartë nëse do të ketë vetëm një aplikacion online apo çdo shoqëri do të ketë aplikacionin e vet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?