Bill Clinton në Tiranë: Kur isha i ri e shihja në hartë Shqipërinë si një mister

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton në fjalën e tij para Kryeministrisë tregoi se si është njohur me Shqipërinë në moshën 18-vjeçare, kur ishte në shkollë.

Clinton tha se kur studionte Luftën e Ftohtë, në hartë shihte Shqipërinë, por paraqitej si një mister, si një vend i mbyllur ku i thonin që ndalohej hyrja. Ai thekson se kurrë nuk e kishte menduar se do ta vizitonte Shqipërinë, madje edhe si president. Clinton theksoi se është mrekulluar me zhvillimin e Shqipërisë në këto vite.

”Kur isha i ri dhe studioja luftën e ftoftë, botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës. Më kujtohet kur isha 18-vjeç dhe i thoja vetes a do shkojë ndonjëherë aty, pyes veten si do jetë dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do vija si president. Isha një njeri që vija nga një rrugë e gjatë, doja të shihja historinë e këtij vendi. Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjesht duke iu thënë përshëndetje, duke më lënë t’iu shoh”, tha Clinton.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?