Bimë narkotike në oborr, kapen 3 persona të një familjeje nga Lazarati

Tre burra nga Lazarati, anëtarë të një familjeje janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës për kultivim narkotikësh. Sipas të dhënave zyrtare, specialitët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Sopoti”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. R., 58 vjeç, B. R., 34 vjeç dhe Ç.R., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi në muajin shtator, në oborrin e banesës e tyre u gjetën dhe u asgjësuan nga shërbimet e policisë bimë narkotike.

SHKARKO APP