Binjakët lindën prematurë, Manastirliu: Na gëzuan zemrat, gati të kthehen në shtëpi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë mëngjesin e sotëm një lajm të mirë për dy binjakë të porsalindur.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se dy binjakët të cilët lindën prematurë dhe ia kanë dalë të lënë terapinë intensive dhe të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpinë e tyre pranë prindërve

Binjakët kanë lënë repartin e terapisë intensive të maternitetit “Koço Gliozheni” dhe pas kujdesjes së mjekëve dhe infermierëve, ato kthehen shëndoshë e mirë në familje.

“Kanë gëzuar zemrën e prindërve por edhe të mjekëve e infermierëve që janë kujdesur në terapinë intensive për binjakët Gerard dhe Liam, që tashmë janë gati të kthehen në shtëpi. Punë e palodhur me të porsalindurit prematurë e prof. Alketa Hoxhës dhe stafit të neonatologjisë në maternitetin “Koço Gliozheni”, shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP