Bino: Po thyhet karantina, plazhi, dasmat e mortet burim infektimi

Situata nga përhapja e Covid-19 po përkeqësohet. Shifrat zyrtare flasin për mbi 3500 të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa të dyshuar me koronavirus janë disa herë më shumë. Për Silva Binon përhapja e infeksionit dhe rritja e të prekurve në këtë periudhë po shkaktohet nga festat dhe grumbullimet e të rinjve në plazhe, nga dasmat dhe ceremonitë mortore, të cilat po zhvillohen ende si me parë.

Përfaqësuesja e komitetit teknik denoncon publikisht thyerjen e karantinës nga personat e infektuar. Bino i kërkon policisë dhe strukturave vendore të punojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të infektuarit që dalin nga izolimi. Kjo sjellje sipas saj po dëmton punën e deritanishme të mjekëve dhe epidemiologëve në terren.

Bino thotë se Tirana vijon të jetë vatra e infeksionit të Covid-19, por këtë periudhe raste të shtuara ka Durrësi për shkak të ardhjes së pushuesve nga Kosova, mes tyre dhe të infektuar, si dhe Korça, ku edhe aty është vërejtur hyrje e virusit nga jashtë. Edhe pse janë raste të importuara ato raportohen dhe llogariten në shifrat zyrtare të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?