Bino: Situata e qëndrueshme, 4-fishim i numrit të testimeve
Shefja e epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, theksoi sot se se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ndërkohë që janë rritur ndjeshëm testimet. Në fjalën e saj në takimin online, Bino tha se eksperienca dhe diskutimi me kolegët turk ishte shumë e mirë.
Sipas saj, vihet re se kohët e fundit kemi një tendencë në ulje jo vetëm të numrit të rasteve, por edhe të pozitivitetit. ”Situata paraqitet e qëndrueshme. Gjatë kësaj kohë është rritur ndjeshëm numri i testimeve ndërkohë që futja e testeve të shpejta ka shkurtuar kohën e marrjes së përgjigjes”,-tha Bino.
Bino nga ana tjetër, u shpreh se ”kemi 4-fishuar numrin e testimeve duke tejkaluar edhe normën e 1% të popullatës në muaj. Testet kryhen kryesisht në laboratore publike dhe me futjen e testiti të shpejtë, shkurtohet marrja e përgjigjes dhe bëhet më shpejt hetimi dhe izolimi i rasteve”.