Biseda e çuditshme e Dakos me Ramën në Durrës: Po merrem me ato letrat…
Gjatë inspektimeve të kryeministrit Edi Rama është shfaqur në një moment edhe ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Dako thotë vetëm një fjali: “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa kryeministri Edi Rama i thotë: “Ok”.
Kryeministri Rama shoqërohej në rrugët e qytetit të Durrësit nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, me kompetencat e ministrit fuqiplotë që pas tërmetit që dëmtoi qindra mijëra ndërtesa në Durrës dhe Thumanë.
Video e takimit është regjistruar nga kamerat e “ERTV”. Por aktualisht pjesa e bisedës mes Ramës dhe Dakos nuk është më në Facboo-un e kryeministrit.
Pjesë nga biseda:
Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…
Çuçi: Për lejet, po.
Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në kokë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë.
Çuçi: Të kthehet puna.
Rama: Po.
Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?
Rama: Ok.
KOHA JONË SONDAZH

