Biseda me Scholz, kryeministri Kurti: Njohja reciproke duhet të jetë në qendër, jo në fund
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar pas konferencës me kancelarin gjerman, se kanë biseduar për dialogun me Serbinë.
“Kemi folur për dialogun me Serbinë, dialogu duhet të jetë i përqendruar me njohje reciproke. Pikëpamja e bindja jonë është që njohja reciproke duhet të jetë në qendër, jo në fund. Jemi të përqendruar për të pasur rezultate konkrete”.
Ndër të tjera foli për liberalizimin e voizave duke thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, ndaj është radha e BE-së për të vijuar procesin. Për këtë ra dakord edhe Scholz duke thënë se Gjermania do ta mbështesë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Edhe dy muaj bëhen katër vite prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. Është koha të thuhet se mjaft është mjaft. Kjo çështje duhet të vendoset në Këshillin e BE-së pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, dhe është radhe që edhe BE të kryej detyrat e saj”.