Bitcoin arrin çmim historik. Ja me sa dollarë këmbehet kriptomonedha

Bitcoin ka kaluar për herë të parë nivelin historik prej 120 mijë dollarësh, duke shënuar një moment kyç për kriptomonedhën më të madhe në botë.

Çmimi arriti një rekord prej 122.571 dollarësh. Bitcoini po përjeton kohëra të arta që kur erdhi Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Rritja vjen në një javë vendimtare për industrinë, ndërsa në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të shqyrtojë një sërë projektligjesh, për t’i siguruar industrisë së aseteve dixhitale kuadrin rregullator të vendit që ajo e ka kërkuar prej kohësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Donald Trump ka dhënë mbështetjen e tij të plotë, duke u vetëquajtur “presidenti i kriptovalutave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ether, XRP dhe Solana po ashtu shënuan zhvillime pozitive, ndërsa vlera e përgjithshme e tregut kripto ka kapur shifrën 3.81 trilionë dollarë.

Uashingtoni e ka shpallur këtë si “javën e kriptovalutave”, ndërsa Kongresi do të votojë për Aktin Genius, që do të vendosë rregulla të reja për stablecoin-et, si dhe ligje të tjera për mbikëqyrjen e teknologjive të reja financiare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?