Bizneset fasone, Sako: Gratë dhe vajzat kanë mbështetjen e Bashkisë së Durrësit

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, njëherësh edhe kandidate për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ka bërë me dije se së bashku me deputetin Alban Xhelili dhe drejtues e punonjës të bizneseve fasone kanë dëgjuar nga afër nevojat e adresuara nga ky sektor.

Sako thotë se i siguroi gratë dhe vajzat e punësuara në këtë sektor se do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë.

“Sipërmarrja e lirë ka qenë dhe do të jetë në fokusin e punës tonë, pasi është ajo që i jep frymëmarrje ekonomisë së qytetit dhe mirëqenies së çdo familje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?