Bizneset italiane ankohen, nuk fuqi punëtore në Shqipëri: Qeveria të investojë tek të rinjtë për arsimimin
Presidenti i Konfindustrias Italiane në vendin tonë, Sergio Fontana, ngre shqetësimin se në Shqipëri po ndiejnë vështirësi në ushtrimin e biznesit edhe për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Ai sugjeron kualifikimin e të rinjve, pasi nevojat e sipërmarrjes janë orientuar drejt digjitalizimit.
Fontana bën apel që qeveria të investoj tek të rinjtë dhe formimin arsimor të tyre për të bërë të mundur qëndrimin e te rinjve në Shqipëri dhe jo emigrimin e tyre.
“Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë për çështjen e edukimit dhe për formimin e të rinjve shqiptar pasi Shqipëria ofron shumë mundësi për të rinjtë shqiptar për të zhvilluar karrierën e tyre në Shqipëri. Kështu që bashkëpunimi midis kompanive dhe qeverisë shqiptare duhet të jetë në mënyrë që të bëjnë të mundur qëndrimin e të rinjve dhe moslargimin e tyre jashtë vendit. Qeveria të mund të mbështes kompanitë me lehtësira fiskale në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë këtu”, theksoi Fontana.
KOHA JONË SONDAZH

