Bizneset kundër kufizimeve: Qeveria të hartojë paketa ndihme

Baret dhe restorantet do të penalizohen tepër nga vendimi i fundit i qeverisë për ndalimin e qarkullimit pas orës 20:00 Enri Jaha shprehet se  masat e mara nga qeveria  janë të pastudiuara dhe të pakonsultuara dhe sektori i bareve dhe restoranteve mban të gjithë barrën.

Biznesi  vogël ndërkohë i kërkon qeverisë që të hartojë  paketa financiare për ti ardhur në ndihmë pas kufizimeve të vendosura  për shkak të pandemisë.

Por përtej kufizimeve biznesi në vend po përballet edhe me kostot të tjera që e rëndojnë gjendjen e tyre finanaciare. Të gjitha subjektet kanë detyrimit që të paguajnë tatim-fitimin për 2020  ose pas datës 10 shkurt do përballen me penalitete.

Shpëtim Agolli kreu i shoqatës së biznesit të vogël sqaron se nëse biznesi nuk është korrekt do të detyrohet që të paguajë edhe penalitete ndërsa po ndeshen edhe me burokraci  për daljen nga skema e TVSH-së.

Biznesi në vend vijon të përballet me ulje të ndjeshme të shitjeve  ndërsa edhe ky vit parashikohet të jetë një vit krize. ABC NEWS

Bizneset kunder kufizimeve: Qeveria te hartoje paketa ndihme | ABC News Albania

SHKARKO APP