Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

Pasditen e së martës, një grup administratorësh të bizneseve lokale në zonën e Lungomares kanë zhvilluar një takim me praninë e kreut të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Qëllimi i takimit ishin diskutimet për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për hapësirën publike, pasi bizneset kërkojnë që të kenë të njëjtat hapësira si më parë, duke patur kundërshtim për aksionin e kërkuar nga Edi Rama në Vlorë, kryesisht në Lungomare.

Pas takimit, kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, foli për mediat duke sqaruar se ka biseduar me përfaqësuesit e biznesit për të gjetur me ta një dakortësi për t’ia rikthyer, sipas tij, shëtitoren Lungomare qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dakortësi që, sipas Dredhës, nënkupton largimin e të gjitha hapësirave dhe pajisjeve të biznesit në të cilat është abuzuar ndjeshëm dhe zënë një pjesë të konsiderueshme të shëtitores.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?