Bizneset tërheqin kursimet, bien me 133 milionë lekë kursimet në bankat e nivelit të dytë

Gjatë muajve të ndalim qarkullimit, prill dhe maj pasiguria për të ardhmen bëri që depozitat të shfaqin tendenca rritës.

Por me rinisjen e aktivitetit ekonomik, u shënua një ngadalësim të parave që individët apo subjektet vendosnin t’i mbanin në banka.

Gjithësesi edhe në muajin korrik rritja e këtij grupi vazhdoi me një rritje të lehtë sidomos për kursimet pa afat.

Nga ana tjetër rezulton se janë bizneset ato që kanë zgjedhur të tërheqin kursimet, një mënyrë kjo për të përballuar situatën e vështirë ekonomike,

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë stoku i depozitave përgjatë këtij muaji arriti në 1.05 trilionë lekë me një rënie prej 133 milionë lekësh krahasuar me muajin e mëparshëm me një reduktim 2.3% me bazë mujore.

Referuar të dhënave, në fund të muajit korrik individët janë ata që zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka, duke zënë 81% të totalit.

Megjithatë Krahasuar me korrikun e një viti më parë depozitat kanë shënuar një rritje me 5.5% ose gati 450 milionë euro.

Më herët banka e Shqipërisë tërhoqi vëmendjen dhe për rënien e kreditimit, duke evidentuar dhe kërkesën e ulët.

Por ka qenë garancia sovrane e shtetit që ka dhënë një impact pozitiv, nga e cila përfituan kryesisht bizneset e mëdha. /Ora News

SHKARKO APP