Biznesi, 8 ndryshime në 9 muaj
Sipërmarrja vendase dhe ajo e huaj në Shqipëri, shqetësimet që kanë ngritur në mënyrë të përhershme është ndryshueshmëria e politikave fiskale dhe e legjislacionit në mënyrë të shpeshtë dhe të vrullshme. Një nga këto ishte paketa “Moneyval” që kishte në përbërje ndryshime në 5 ligje dhe që synon siguri më të shtuar dhe rrezik më të ulët nga terrorizmi; Reduktim të informalitetit në ekonomi; Reduktim të përdorimit të parasë fizike; Siguri të shtuar financiare dhe bankare,; Reduktim të ndikimit të praktikave të pastrimit të parave dhe për pasojë reduktim të efekteve negative në jetën ekonomike dhe sociale të secilit prej nesh. Për biznesin u përcaktuan detyrime dhe penalitete specifike në rastet e mospërmbushjes së tyre. Në mesin e muajit shtator priten sërish ndryshime në ligjin e Procedurave Tatimore, sa i përket penaliteteve që do të ndërmerren ndaj sipërmarrjes në rast se kapen në shkelje.
Ndryshimet e ligjeve në 9 muaj
Ndryshime në ligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat”.
Ligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
Ligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.
Ligji “Për regjistrimin e biznesit”.
Ligji “Për procedurat tatimore në RSH”.
Ligji “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”.
Projektligjin “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.
Ndryshime në ligjin për “Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
KOHA JONË SONDAZH

