Biznesi i madh/Rama: Mund të shkojmë përtej garancisë sovrane
Gjatë një komunikimi live në facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do shikohet që për biznesin e madh ë shkohet përtej garacinsë sovrane. “Sot me bankat diskutuam instrumentin financiar të garancisë sovrane 100 mln dollarë për të paguar punonjësit dhe kjo do të funksionojë menjëherë. Edhe shtyrja e kësteve të kredive për tre muaj do të bëhet sikur e kemi urdhëruar. E di që ka pasur probleme me bankat, por duke u lutur me besim dhe durim. E di që shumë punonjësve po u shkurtohet puna, ndërkohë që shumë gjinkalla thonë që të shkojmë përtej garancisë sovrane se nuk do ta shfrytëzojmë. Mbase na duhet të shkojmë përtej garancisë sovrane, por jo sot dhe sy mbyllur. Pasi do të analizojmë sjelljen e kompanive në raport me instrumentin. Dhe së dyti nuk e dimë sa do të zgjasë kjo luftë. Por sa do të zgjasë kategorive që do u derdhin paratë do ua derdhim deri në fund të luftës”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/654347055385321/