Biznesi me sytë nga qeveria, Jakaj: Emergjente kompensimi i pagave të punonjësve
Qeveria shqiptare ka njoftuar prezantimin e një pakete financiare në mbështetje të biznesit. Kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka, në një lidhje me skype për Rtv Ora, thotë se sipërmarrja pret një lajm të mirë të enjten.
Jaka: Emergjente është kompensimi i pagave i të gjithë atyre punonjësve që janë shkëputur nga puna për arsye të masave nga mbrojtja e koronavirusit. Premtimi i kryeministrit është lajm i mirë, shpresojmë që të gjitha kërkesat tona të jenë në tryezën e qeverisë që ditën e enjte të kemi një lajm të mirë që të ngjallë optimizëm dhe të bëjë gati dhe sipërmarrjen që të ketë një hap tjetër për të përballuar situatën e krijuar.
E ndërsa nuk dihet një afat se kur do të përfundojë kjo krizë, Jaka thotë se biznesi ka nevojë për orientim.
Jaka: Ne nuk mund të lëmë veten të paorientuar në afate. Qeveria duhet të konsultohet mirë me ekspertë dhe profesionistë që dinë dhe efektet apo janë në gjendje të përcaktojnë disa skenarë sesa do të jetë afati i këtyre masave shtrënguese.Qeveria duhet të fokusohet duke mundësuar lehtësimin e masave shtrënguese ndaj sipërmarrjes private dhe të marrë masat e sigurisë për të mbrojtur ata qytetarë që janë të rrezikuar nga koronavirusi.Besoj se janë të mjaftueshme dy javë masa drastike, ndërsa për të marrë masat e sigurisë të mospërhapjes së virusit dhe për të karantinuar të gjithë qytetarëet që janë të rrezikuar nga koronavirusi mund të duhen 2-3 muaj.
Paketa e qeverisë në gjyjkimin e Jakaj do të përfshijë edhe shtyrjen e pagesës për taksat.
Jakaj: Jam i bindur që paketa e ditës së enjte do të ketë të përfshira edhe shtyrjen e pagesave të taksave, edhe mbullimin për një kohë 3-4 mujore të të punësuarve, mbase dhe një kompensim për sipërmarrjen e vogël.Paketa e të enjtes do ti ketë të gjitha brenda, precedencat janë.
Por sa është dëmi në ekonomi?
Jakaj: Duke pasur parasysh të ardhurat dhe shpenzimet, të ardhurat në buxhet janë 11 mln euro, ndërkohë dëmi që mund të shkaktohet në pezullimin e ekonomisë është herë 3 ose 4. Kurse masat drastike të marra nga qeveria mund të jetë 30-40%, dëmi i shkaktuar.