Biznesi në Fier thellon protestën, të hënën para prefekturës

Thirrjes për të mbyllur aktivitetin nga ora 11:00 deri në orën 12:00 iu përgjigjën masivisht edhe biznesi në Fier. Rreth 100 biznese ju bashkuan protestës, ku të gjithë tregtarët ulën qepenat në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për uljen e pragut të vetëdeklarimit të TVSH-së.

Ata refuzojnë të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, skemë në të cilën u futën që prej 1 prillit. Me bizneset është edhe opozita, e cila prej ditësh ka bërë thirrje për mospagimin e TVSH-së si një formë të mosbindjes civile.

Tregtarët kanë thënë se taksa është e papërballueshme. Ata kërkojnë heqjen e kësaj takse, pasi edhe pa vendosjen e saj bizneset e tyre ishin drejt falimentit. Mësohet se protesta e tregtarëve do të vazhdojë ditën e hënë përpara prefekturës së Fierit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?