Biznesi në Kavajë në falimentim, Grida Duma: Pas 25 Prillit do të nisim nga ekonomia
Grida Duma ishte në një punëtori të drurit në Kavajë, puna e së cilës ka rënë për shkak të pandemisë. Pronari i cili e zhvillon këtë biznes prej 20 vitesh, theksoi se shteti nuk e ka ndihmuar dhe për këtë shkak është detyruar të largojë nga puna 20 punonjës.
“Kemi falimentuar edhe pse dikur punonim shume mire. Në kohën e PD-së kisha aq shumë punë sa nuk e përballoja dot ndërsa sot jam në falimet por falimenti më i madh është ai që na drejton. Pandemia jonë më e madhe është ai. Kam 20 vite me këtë bisnes. Në Kavajë nuk ka më asnjë firmë ndërtimi më që mbijeton. Ekonomia është shkatëruar nga firmat e Ramës. Sot punojnë 5 e vdesin mijëra. Dje mbanim 20 punonjës sot nuk arrijmë të mbajmë veten tonë. Këta për të ndëshkuar vijnë edhe 8 herë në ditë për të vendosur gjobat”, tha ai në bashkëbisedim me Grida Dumën.
Ajo theksoi se me ardhjen në psuhtet të Partisë Demokratike, do të fillohet nga ekonomia.
“Rritje të konsumit, duke rritur pagat, uljen e kontributeve shoqërore, taksën 9%, uljen e çmimit të naftës, tatimorët nuk do të vijnë më, sa të rimëkëmbet ekonomia. Këta duan patjetër të të ndëshkojnë, të të godasin. 25 Prilli do të sjellë fitoren për cdo bisnes e qytetar!”, tha Grida Duma.