Biznesi në pandemi, shoqata dhe sipërmarrësit kërkojnë mbështetje

Masat kufizuese në orare dhe veçanërisht zhvillimi i mësimit në universitete online, kanë goditur fort xhiron. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ripërsërit kërkesën drejtuar qeverisë për të hartuar një platformë ndihme, me masa që shtrihen në kohë.

Përgjigjja e qeverisë ndaj nevojave të biznesit të vogël, pas pagave të luftës në fillim të pandemisë, përfshin vetëm zerimin e TVSH dhe heqjen e Tatimit mbi Fitimin, masa që sipas sipërmarrjes, ndikojnë shumë pak.

Sipërmarrjet e vogla, të konsideruara si shtylla e ekonomisë shqiptare, janë sot në kushte të rënduara financiare, kur ka kaluar mbi 1 vit në pandemi. Kriza e konsumit që po kalon vendi, ka prekur së pari biznesin e vogël, që ndryshe nga të mëdhenjtë, ka kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?