Biznesi ngre qepenat
E hëna e javës së ardhshme do të sjellë një frymëmarrje të re për ekonominë, pasi disa sektorë do të hapin qepenat, për të vijuar punën lirisht brenda fashës së orarit 5 e mëngjesit me 17.30 e pasdites.
Sektorët e ekonomisë të cilët rinisin punën pas karantinës më shumë se 1 mujore janë të kategorive të ndryshme, duke nisur me kultivimin e prodhimeve bimore dhe blegtorale, deri tek aktiviteti ne sektorin bujqësor dhe atë të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, për të vijuar me tregtinë me shumice dhe pakicë të produkteve ushqimorë, si mishi peshku apo dhe pijet e ndryshme e po ashtu edhe produktet kozmetike.
Shtypshkronjat rihapen bashkë me tregtinë me pakicë të gazetave dhe artikujve të tjerë shkrimore. E po ashtu lejohet hapja e hoteleve si dhe aktivitet i organizatave politike dhe fetare. Nuk hapen shkollat apo kopshtet por lejohen aktivitete të kujdesit ditor të fëmijëve.
Shërbimet fast food apo byrektoret lejohen, por lokalet dhe bar kafetë do të vijojnë ti mbajnë dyert e mbyllura. Po ashtu masat shtrënguese vijojnë për parukeritë shërbimet estetike, palestrat, transporti rrugor i pasagjerëve apo dhe taksitë, shërbimi me pakicë i veshjeve apo këpucëve, nuk lejohet.