Biznesmeni i ankohet kryeministrit, Rama: Më shkruaj në numrin tim, më trego detaje

Gjatë vizitës së tij në panairin e punës në Elbasan, kryeministri Edi Rama është përballur me ankesën e pronarit të një guroreje, i cili i është ankuar për ish-shefin e policisë në Selenicë. Ai e akuzon atë për dhunë, prishje të mjeteve dhe se nuk e lejon të punojë, edhe pse është në rregull me letra dhe dokumente.

Biznesmeni Meqë erdhët do t’ju tregoj edhe disa fotografi që i shërbejnë punës. Kemi një gurore që me skavatorët më të mirë. Ne kemi guroren tonë në Selenicë në Vlorë.

Edi Rama: Ku është problemi juaj?

Swiss Digital Desktop Reklama

Biznesmeni: Ish-drejtori i policisë na ka bllokuar rrugën prej dy vitesh, ka ushtruar dhunë, duke thyer mjetet. Nuk funksionon. Kemi kërkuar ndihmë shumë herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: Përse e ka mbyllur rrugën?

Biznesmeni: Kjo rruga është bashkisë, i kemi marrë edhe letrat të gjitha, nuk na le të kalojmë, ngjit me ne ka guroren e vet.

Edi Rama: Po ai punon?

Biznesmeni: Po punon.

Edi Rama: Më dërgo një mesazh mua në numrin tim dhe më shpjego më me detaje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?