Biznesmeni i vrarë në Maminas, në pranga shoku i tij i ngushtë

 

Pa kaluar as një javë pas vrasjes së një biznesmeni në Maminas, arrestohet shoku i tij i ngushtë, i cili ishte shpallur në kërkim, si i dyshuari kryesor i krimit.

Ai u arrestua nga policia nën akzuzë për vrasjen e Arben Hasës, ngjarja e ndodhur në Maminas. Miran Tila, 43 vjeç, u kap në Gjirin e Lalzit ku ishte fshehur pasi ekzekutoi shokun e tij, biznesmen i përpunimit të drurit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 dhjetor. Policia gjeti në orët e para të mëngjesit fillimisht mjetin e viktimës. Në një zonë tjetër u gjet edhe trupi i pajetë i Arben Hasës, i cili ishte qëlluar me armë zjarri.

Dyshohet se një konflikt i disa muajve më parë të jetë bërë shkak i vrasjes nga Miran Tila, i cili është prangosur tashmë nga policia.

SHKARKO APP