Biznesmeni rrëfen për impaktin e shpërthimit: Dëme në mall, në dyqan e në shtëpi

Shpërthimi i djeshëm ka dëmtuar rëndë edhe banesat që ndodheshin pranë zonës industriale në Lushnje, të shkatërruara nga impakti i shpërthimit kanë qenë bizneset. Një biznesmen është shprehur se shpërthimi i ka bërë shumë dëme, në mall, në dyqan, në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Në momentin e shpërthimit ishim duke punuar si normalisht, vetëm kur dëgjojmë një shpërthim të madh. Tronditja ishte shumë e fuqishme, na ka bërë shumë dëme, në mall, në dyqan, në shtëpi. Ishte një shpërthim shumë i madh.

Në momentin e parë çfarë menduat?

As vetë nuk po dinim çfarë të mendonim, ishte diçka shumë e madhe. Na tronditi. Thjesht menduam të shpëtonim çfarë kishim aty. Morëm fëmijët dhe dolëm përjashta. Të tjerat pastaj duke u qetësuar dhe duke parë dëmet.

Çfarë dëmesh?

Duke filluar që te pjesa e biznesit komplet. Shtëpia lartë që është bërë shoshë.

Juve keni edhe shtëpinë këtu?

Po shtëpia është në katin e tretë. Biznes dy kate. Është dëmtuar gjithandej.

Sa zgjati shpërthimi?

Dava sekondash. 2-3 sekonda por ishte shumë e fuqishme, ishim si të çakorduar. Se kuptuam dot nga na erdhi.

Vlen të theksohet se një grup ekspertesh nga policia, zjarrfikësja, inspektoriati shtetëror i enteve nën presion dhe prokuroria janë rikthyer në magazinën në Lushnje e cila pasditen e se premtes u shndërrua në skenë krimi. / TCH/

SHKARKO APP