Biznesmeni Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti
Biznesmeni shqiptar, Samir Mane, ka vendosur të dhurojë 1.2 milionë euro për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
Gjithashtu, Presidenti i Grupit Balfin, Mane, së bashku me Bordin Drejtues dhe kompanitë përkatëse, kanë vendosur që përveç kësaj shume, t’iu vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti edhe me mjetet e nevojshme e baza ushqimore.
“Bordi Drejtues i Grupit Balfin nen kujdesin e vecante te Presidentit Samir Mane, dhe kompanite perkatese te Grupit vendosen sot qe te akordojne shumen prej 1.2 milione eurosh per te demtuarit nga termeti ne Shqiperi.
Pervec kesaj shume te akorduar, kompanite e Grupit Balfin, si Spar, Neptun, Jumbo, etj, jo vetem te Shqiperise, por edhe te Kosoves, Maqedonise, Bosnjes, e keshtu me radhe, qe ne diten e pare, i kane qendruar prane banoreve te pastrehe, duke u ardhur ne ndihme me mjetet e nevojshme dhe bazen ushqimore. Grupi Balfin ben te ditur se ndihmat e Grupit do te vijojne cdo dite”, thuhet në njoftim.