Biznesmeni shqiptar i Vitit 2024, Ylli Ujka mesazh urimi për Vitin e RI

Duke lënë pas një vit të mbushur me arritje, sfida dhe momente frymëzuese, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju që ishit pjesë e këtij rrugëtimi gjatë vitit 2024. Falë bashkëpunimit tuaj dhe përkushtimit të përbashkët, kemi arritur të ndërtojmë projekte të qëndrueshme dhe të sjellim inovacion në çdo hap.

Një falënderim i veçantë shkon për bashkëpunëtorët tanë, miqtë në shumë vende ku kemi zhvilluar projekte, si dhe për të gjithë ata që kanë vendosur partneritet me kompanitë tona, duke u bërë pjesë e suksesit të përbashkët.

Ndërsa presim vitin 2025, shohim me optimizëm përpara për të vazhduar rrugëtimin tonë, për të nisur projekte të reja dhe për të forcuar vizionin që na bashkon.

Në emër të grupit IDA, Solemio Group, Alo Pronto, X-One dhe Radar Media Group, ju uroj një vit të ri të mbushur me shëndet, dashuri dhe suksese të reja!

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Me respekt dhe mirënjohje, Ylli Ujka!

SHKARKO APP