“Biznesmeni s’mbajti premtimin, nuk e liroi nga burgu Serezin”. Ja pse u vra Memli Begalla

Ardjan Serezi dhe Denis Demiri do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kështu ka vendosur gjykata e Krimeve të Rënda për dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla më 16 shkurt në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në seancën e sotme për dhënien e masës së sigurisë kanë dalë të dhëna të reja për motivet e vrasjes. Prokuroria ka lexuar të dhënat për autorët. Sipas organit të akuzës, Ardjan Serezi u kap me drogë dhe biznesmeni Begalla i premtoi lirimin por nuk e mbajti fjalën dhe nuk e liroi 49-vjeçarin.

Ndaj ai mori hak duke e vrarë. Një tjetër e dhënë ka të bëjë me identifikimin e Denis Demirit. Prokuroria deklaroi se pas krimit Denis Demiri hoqi maskën dhe u filmua nga kamerat e sigurisë pranë sheshit “Wilson”, kjo gjë çoi në identifikimin e tij menjëherë pas krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër avokati i Ardjan Serezit, Saimir Visha deklaroi se për klientin e tij nuk ka asnjë provë që e lidh me vrasjen e biznesmenit. Gjykata pasi ka dëgjuar të gjitha pretendimet e palëve ka vendosur t’i lërë në burg. Avokati i të dyshuarit, Saimir Visha tha se do të ankimojë masën e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?