Biznesmenia në Gjirokastër rrihet brutalisht nga nipi i burrit, trafikant

Një biznesmene është dhunuar keq në Lazarat. Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një prej magazinave në lagjen Kordhec.

Sipas informacioneve praprake, biznesmenia Lavdie Buzheri është dhunuar brutalisht nga nga nipi i burrit të saj. E ditur bëhet se ai quhet Alfons Buzheri dhe se është 35 vjeç.

35-vjeçari më parë ka qenë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Po ashtu bëhet me dije se grindja midis tyre ka lindur sepse Lavdie Buzheri nuk ka pranuar që nipi i burrit të saj të hyjë brenda magazinës.

Ajo ka plagë të shumta në trup dhe ndodhet në spital, kurse nipi i burrit të saj është shoqëruar në komisariat.

Buzheri tha se ka bërë të gjitha kontrollet shëndetësore në spital ndërsa ndjen dhimbje në gjithë trupin nga dhuna që është ushtruar ndaj saj. 68-vjeçarja sqaron se alfons Buzheri ka tentuar të shiste malla nga bsinesi i saj, një fabrike e prodhimit të rrjetave të telit, dhe në momentin kur ajo ka kundërshtuar edhe është dhunuar.

“Mjekët më kanë bërë mjekimet, të gjitha, skopi, skanër, po vazhdoj te këm dhimbje në gjithë trupin. Jam 68-vjeçe. Po ngarkohej një makinë, shkova dhe filmova thashë mos ngarkoni se është pronë e imja. Kam një fabrikë që prodhon rrjeta teli, punoj si administratore aty. Është puna ime dhe flitet gjithçka në emrin tim. Unë jam dhunuar dje nga ora 10:30. Pashë makinën atje, më futën brenda bëra foto i thashë tregtarit ça po bën, shkarkoi por nuk më dëgjoi. I thashë edhe atij punëtorit mos shit malla pa lejen time. U futëm në një lokal dhe ato nisi të më godas, autorin e njoh se është nip i burrit”, tha biznesmenia.

SHKARKO APP