Biznesmenit në Pogradec i shpërthen tritoli në banesë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradec Një sasi tritoli mësohet se ka shpërthyer në banesën e një biznesmeni.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, ku lënda plasëse është hedhur në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60 vjeç, por nga shpërthimi për fat të mirë nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.
Oficerë të policisë po punojnë për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

