Bleci Çuçi: Pritshmërite mbi konferencën e donatorëve
Dy javë përpara konferencës së donatorëvë në Bruksel, ministri fuqiplotë për tërmetin Bledi Çuçi, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi tha se qeveria shqiptare po bën maksimumin për të marrë sa më shumë para nga vendet partnere të BE-së por jo vetëm.
Ne do bëjmë maksimumin që të marrim sa më shumë nga kjo konferencë. Gjasat janë që do marrim më të mirën e mundshme. Deri tani. Ne po bëjmë përpjekje që të sjellim nivelet më të larta jo vetëm të sheteve, por edhe të instucioneve. Që nga Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Bankës Botërore, e kështu me radhë. Interesimi është i madh dhe kjo është shenjë pozitive siç thonë ata që merren me konferenca të kësaj natyre.
Çuçi vleresoi angazhimin e Bashkimit Evropian për konferencën e 17 shkurtit në Bruksel.
Angazhimi i gjithë i strukturës se BE-së në këtë gjë, investimi direkt i atyre, marrja përsipër e atyre për ta bërë këtë gjë, lënia e dateës në një datë ku ka mbledhje të ministrave të jashtëm të BE-së atë dite që të jenë prezent është e gjitha kjo është premisë e mirë.
KOHA JONË SONDAZH

