Bledi Çuçi: Emigrantët shqiptarë në Greqi, trajtim të veçantë për lejet e qëndrimit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë ku pati takime me 3 ministra të kabinetit qeveritar që mbulojnë emigracionin, çështjet e brendshme, qeverisjen lokale dhe policinë.

 

Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për cdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë”, u shpreh ministri Çuçi.

Përsa i përket Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, që mbulon edhe çështje të policisë, Çuçi thotë se biseduan për intensifikim të bashkëpunimit policor dhe operacione të përbashkëta që adresojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Çuçi tha se niveli i besimit mes dy palëve kur vjen puna te bashkëpunimi policor është në nivelet më të larta. “Me Ministrin e Brendshëm biseduam për sfidat e përbashkëta që kemi në lidhje me funksionimin e bashkive apo qeverisjes vendore në secilën nga vendet tona. Gjithashtu ramë dakord që strukturat përkatëse të ministrive bashkë me strukturat e bashkive kufitare me Greqinë të bashkëpunojnë për të përfituar nga programet e financuara nga BE”, thotë ministri Çuçi.

SHKARKO APP