Bledi Çuçi ”largohet” nga posti i Ministrit të Brendshëm

Edhe pak javë na ndajnë nga 25 prilli, ndaj edhe qeveria ka zbritur në terren, duke ”dorëzuar” përkohësisht postet. Postin e ministrit të Brendshëm deri në datën 30 prill, do ta marrë Besfort Lamallari. Ky vendim ka dalë nga një urdhër i dhënë nga vetë Çuçi. Urdhëri ka lidhje me fushatën zgjedhore, pasi Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës dhe ngarkesa në fushatë duket se e pengon që të ushtrojë paralelisht edhe detyrat e Ministrit të Brendshëm.

SHKARKO APP