Bledi Çuçi: Ligj të posaçëm për ata që do lejohen të mbjellin kanabis
Ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi lajmëroi sot se qeveria do të hartojë një ligj të posaçëm strikt që do përcaktojë rregullat për mënyrën se si do mbillet kanabisi për qëllime mjekësore, vendi si dhe mënyrën për të marrë licencën.
Në një deklaratë për mediat, Çuçi theksoi se “disiplinimi me ligj do jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësirë për çdo kënd që do mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme”.
“Për ta legalizuar mbjelljen kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore e industriale do e bëjmë me një ligj të posaçëm e ky ligj do përcaktojë rregulla shumë strikte për mënyrën si do mbillet, për mënyrën si merret licenca për të mbjellë vendet ku do mbillet. Disiplinimi me ligj do jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësirë për çdo kënd që do mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme”, tha Çuçi.
KOHA JONË SONDAZH

