Bledi Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe: Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tashmë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë luftën kundër krimit. Nënshkrimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një vizite zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkrova me homologun tim Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan marrëveshjen mes dy qeverive tona për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit. Kjo marrëveshje është gjithashtu një gur themeli veçanërisht në shkëmbimin e informacionit, trajnimit policor e operacioneve të përbashkëta në funksion të rritjes së sigurisë për dy vendet tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan ministri Çuçi në një postim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?