Bledi Çuçi: Policët që punojnë jashtë vendbanimit do marrin deri në deri në 150% të pagës aktuale

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se vitin e ardhshëm, të gjithë policët që punojnë jashtë vendbanimit, do të marrin deri në 150% të pagës aktuale. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ku prezantoi buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton në vitin e ardhshëm, theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë 1179 efektivë të policisë.

Viti që vjen në formën e shpërblimit do ta çojë pagën e kësaj kategorie të punonjësve të policisë deri në 150% të pagës që marrin sot. Nga kjo rritje sot përfitojnë 1179 efektivë të policisë pasi në këtë skemë do përfshihen të gjithë efektivët nga inspektori deri në një stad të caktuar, të cilët punojnë jashtë vendbanimit”, u shpreh ministri.

Ai sqaroi se llogaritja e shpërblimeve do të bëhet në bazë të kilometrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 20 deri në 60 kilometra largësi, do të përfitojnë 20% më shumë mbi pagën, nga 61-120 km, do përfitojnë 30% më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km do të përfitojnë 50% mbi pagën mujore”, sqaroi Çuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?