Bledi Kasmi: Isha në protestë si gazetar. Policët morën urdhër nga lart
Kryeredaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi ka folur për emisionin “Kjo Javë” për incidentin e ndodhur sot, ku mbeti i gjakosur nga policia.
Sipas tij, policia nisi të gjuante të pranishmit, pasi siç duket ata morën udhër nga lart që të pengonin protestuesit. “Filluan të shtynin me forcë të madhe. Unë ose do të mbrohesha ose do të gjeja mundësinë ëpr të bërë një foto. Erdhi policia. Mora dy shkopa gome. Dy goditje nga dy policë. Njëra ishte e pabesë. Unë po mbrohesha. Kur po shtyja pjesën e hekurit unë po vetëmbrohesha”, u shpreh Kasmi duke shtuar se protesta ishte paqësore.
Më tej ai shton se në protestë ishte bashkë me kolegët gazetarë. “Isha me 2-3 gazetarë. Desada meta që më dha aparatin që të bëja disa filmime dhe për të”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

