Blenard Nonaj me të rinjt e Skraparit: Meritojnë arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar, në mënyrë që të zgjedhin Shqipërinë, dhe jo emigracionin

Blenard Nonaj, kandidati i LSI për Skraparin ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti.

Teksa ka postuar një foto krahas tyre Nonaj shkruan se të rinjtë e Skraparit dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar, në mënyrë që ata të zgjedhin Shqipërinë, dhe jo emigracionin për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Postimi i plotë;

Të jesh midis të rinjve të Skraparit kupton se sa e rëndësishme është që ata të kenë qoftë edhe një mundësi të vetme, përballë gjendjes që po kalon vendi.

Të rinjtë e Skraparit dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar, në mënyrë që ata të zgjedhin Shqipërinë, dhe jo emigracionin për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Ky është angazhimi ynë madhor për të rinjtë dhe të rejat, të cilët do të jenë pjesa më e fuqishme e ndryshimit të madh të 25 Prillit.

SHKARKO APP