Blenard Nonaj: Mirënjohja është një virtyt që populli i Skraparit e vlerëson jashtëzakonisht shumë

Mjeku Blenard Nonaj, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Skraparin ka zhvilluar një takim të veçantë me mësuesin e tij të gjimnazit të Skraparit profesorin Behar Çuedari, ku i ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tij të rëndësishëm në edukimin e brezave, por dhe të tij në veçanti.

“Mirënjohja është një virtyt që populli i Skraparit e vlerëson jashtëzakonisht shumë. Sot isha me mësuesin e njohur të gjimnazit të Skraparit, profesorin Behar Çuedari, pikërisht për t’i shprehur mirënjohjen për kontributin e tij të rëndësishëm në edukimin tim. Profesor Behari ka qenë mësuesi im kujdestar në gjimnazin “Ramiz Aranitasi” dhe padyshim një nga njerëzit që ka ndikuar fort dhe pozitivisht në formimin tim arsimor, dhe rrugëtimin tim profesional.

Mirënjohje dhe falenderim për profesor Beharin dhe për dhjetëra mësues dhe mësuese të rrethit të Skraparit, për punën dhe kontributin e tyre të çmuar ndër vite”, shprehet Nonaj.

Mirënjohja është një virtyt që populli i Skraparit e vlerëson jashtëzakonisht shumë. Sot isha me mësuesin e njohur të…

Pubblicato da Dr. Blenard Nonaj su Martedì 26 gennaio 2021

SHKARKO APP