Blendi Fevziu: Kam merak për tim atë dhe vajzën e vogël, emisionin nuk e bëj vetëm nëse…
I ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu.
Në këto ditë të vështira për vendin tonë, por edhe për gjithë botën, Fevziu ka qenë mbrëmjeve në transmetime direkte, duke informuar publikun në lidhje me situatën.
Në lidhje me përjetimin e tij personal, ai u shpreh se nuk asnjë lloj shqetësimi për veten, por vetëm merak për babain dhe vajzën.
Gjithashtu Fevziu tregoi se e kishte idenë që Shqipëria do bëhej pjesë e kësaj harte që në momentin e parë që ndodhi në Kinë sepse jetojmë në një botë të integruar dhe gjërat që ndodhin diku, njëkohësisht të prekin dhe ty.
Blendi Fevziu: Unë e kisha idenë që Shqipëria do bëhej pjesë e kësaj harte, që në momentin e parë që ndodhi në Kinë. Unë kam bërë emisionin e parë ndër gjithë mediat shqiptare, emisionin dedikuar asaj që po ndodhte në Wuhan. Madje në atë moment pati shumë njerëz që më thanë ç’e humbe audiencën me Wuhan, kush çan kokën çfarë ndodh në Kinë. Në fakt unë e kam gjithmonë bindjen dhe e kam pasur që sot jetojmë në një botë globale, në një botë të integruar. Dhe të jetosh në një botë të integruar do të thotë që gjërat që ndodhin diku, njëkohësisht të prekin dhe ty. Unë që në fillim e ndoqa, pata dhe një kurizitet më të madh për të parë se çfarë po ndodhte, edhe në ambientet miqësore e përmendja shpesh dhe nuk isha fare i papërgatitur. Natyrisht ritmi i kësaj që po ndodh ishte jashtë çdo lloj logjike normale, ishte jashtë asaj që unë mund të mendoja, por që do të vinte dhe që situata do të agravonte ishte e kuptueshme
Rudina Magjistari: Të ka trembur ndopak ?
Blendi Fevziu: Jo fare! S’kam patur asnjë shqetësim. E para njëherë trembja në vetvete kam merak për tim atë, kam merak se në rast se do prekem do e kem të vështirë për të zhvilluar emisionin, vetëm po qeshë i intubuar se po të jem do ta bëj në Skype, në çdo rrethanë. Kam merak për vajzën e vogël, se gjithsesi duhet të rrish 2-3 javë pa e takuar, për familjen. Vetë personalisht nuk kam ndonjë shqetësim. Madje një moment po mendoja, i thashë dhe drejtorit të Spitalit Amerikan, ka ndonjë metodë të injektohet, të infektohem që ta kaloj se pastaj herën e dytë thonë, fiton një lloj lirie, pra izolohesh dy javë, por fiton një lloj lirie. Por pikëpyetja është se ti nuk e di si e kalon, domethënë si do reagojë trupi.
Rudina Magjistari: Si po ja bën pa udhëtimet e tua?
Blendi Fevziu: S’po e ndjej për momentin se jam shumë i angazhuar gjatë ditës, nuk më ka ndodhur në 23 vjet që unë bëj emision, absolutisht kjo është situata më e vështirë. Më duhet të punoj jashtëzakonisht shumë si kohë. Po punoj me gjysmë stafi, për arsye se pjesa tjetër e stafit për t’u mbrojtur po qëndron në shtëpi. Ka pjestarë të stafit që psikologjikisht janë të rënduar nga frika që kanë. Po qëndroj me stafin që është më i relaksuar, që ka më pak frikë dhe më i domosdoshëm. Por detyrimi për të punuar është më i fortë gjatë ditës. Ndërkohë që më marrin jashtëzakonisht shumë kohë mesazhet, mesatarisht shkojnë nga 5000 sipas ditëve, më pak të shtunën dhe të dielën, deri në 8000 mesazhe që vijnë të mërkurën, të enjten. I lexoj mesazhet, ju përgjigjem diku 600 prej tyre sepse nuk arrij më shumë, aq sa mundem, Pjesës tjetër mundohem t’i jap përgjigje në televizor, aq sa hap në 7000-8000 mesazhe hap maskimumi 1000. Praktikisht kjo më merr 3-4 orë./