Blendi Fevziu me post të ri, konsull në…

Gazetari Blendi Fevziu i është futur diplomacisë. Ai është emëruar nga Presidenti Haxhim Thaçi, si konsull i Kosovës në Durrës.

Diplomacia e Kosovës, ndërkaq, është shumë heremetike në dhënien e informacioneve që ngjallin interesin e kujdo lidhur me faktin se ku do të vendoset kjo seli, numri i personelit, rolit të tyre apo mënyrës se si do funksionojë.

Mbetet për t’u zbuluar në vazhdim nëse Fevziu e ka marrë shtetësinë kosovare apo se si do komportohet në qytetin bregdetar. Vetë gazetari nuk është “ndjerë” për këtë katapultim të bujshëm të tij nga gazetaria në diplomaci. /Newsboomb/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?