Blendi Gonxhja për arsimin profesional: Janë mbi 14 mijë nxënës, ja programet më të frekuentuara

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Në fjalën e tij ai publikoi disa të dhëna që lidhet me numrin e nxënësve që ndjekin këtë lloj arsimi.

“Programet më të frekuentuara”, tha Gonxhja, “janë hoteleri-turizëm shërbime mjete transporti dhe TIK”.

“Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra në gjithë vendin. 14700 nxënës ndjekin arsimin e mesme profesional publik për vitin 2023-2024, ndërkohë të dhënat e INSTAT do publikohen në fund të prillit 2024. Janë regjistruar për herë të parë në arsimin profesional 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë. Programet më të frekuentuara janë hoteleri-turizëm shërbime mjete transporti dhe TIK. 8 ofrues të arsimit profesional ofrojnë edhe kualifikime pas të mesmes. 60 % e nxënësve që kanë përfunduar në vitin 2022 janë punësuar”, tha ndër të tjera ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?